Qarkullonte me armë zjarri dhe drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi iu gjet armë zjarri me vete, ndërkohë që ishte i dehur. Policia tha se u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale A. B., 39 vjeç, banues në Përmet.

Njoftimi:

Iu gjet armë gjahu në automjetin  që e drejtonte në gjendje të dehur, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 39-vjeçari.  Sekuestrohet arma e gjahut. Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 39 vjeç, banues në Përmet, pasi ditën e djeshme, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë gjahu që 39-vjeçari e mbante pa lejen përkatëse në emër të tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Arena e Lajmit

Qarkullonte me armë zjarri dhe drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 39-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook