Riaktivizohet vatra e zjarrit, përfshihen nga flakët kodrat e Peshtanit në Fier, zjarrfikëset në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha, ka përfshirë mesditën e sotme, kodrat e Peshtanit në Fier.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të dendur në pyllin me pisha dhe ullishte.

Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës në bashkinë Fier, Zija Hyka, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë tre automjete zjarrfikëse të cilat po punojnë me efektiv të plotë për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Po sipas z. Hyka, zjarri i sotëm mendohet të jetë riaktivizuar pasi ditën e djeshme po në të njëjtin vend ka rënë një vatër zjarri e cila është fikur pas ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve zjarrfikëse.

Zjarri i sotëm ndodhet pranë kodrave të Likovunit, aty ku janë vendosur antenat televizive dhe të telefonisë celulare.

Ndërhyrja me mjete është e vështirë për shkak të terrenit të thyer kodrinor , ndërsa era e fortë e vështirëson edhe më shumë shuarjen e flakëve.

Aksionit për fikjen e zjarrit i janë bashkuar edhe banorët e zonës të cilët po u vijnë në ndihmë forcave zjarrfikëse, duke përdorur mjete rrethanore.

Arena e Lajmit

Riaktivizohet vatra e zjarrit, përfshihen nga flakët kodrat e Peshtanit në Fier, zjarrfikëset në terren

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook