Rithemelimi shpall fituesit e kryetarëve të degëve në Durrës dhe Këlcyrë

Një ditë pas zgjedhjeve në degën e Partisë Demokratike të Rithemelimit në Durrës dhe në Këlcyrë, është shpallur rezultatit.

Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura pranë KOKOE-s nga Komisionet e Votimit dhe Numërimit, fitues në garën për Kryetar sipas degëve, u shpallën Luan Hoti në Durrës me 52% të votave dhe Arjan Kasaj në Këlcyrë me 72% të votave.

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë aktive e procesit të votimit për zgjedhjen me parimin një anëtar një votë të Kryetarëve të degëve të tyre”, thuhet në reagim.

 

 

Arena e Lajmit

Rithemelimi shpall fituesit e kryetarëve të degëve në Durrës dhe Këlcyrë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook