Frikë në Molineux Stadium (Wolverhampton). Në kohën shtesë të ndeshjes Arsenal-Chelsea, në finalen e Women League Cup në Angli, futbollistja e “Gooners”, Frida Maanum u rrëzua papritur në tokë.
Ndeshja u ndërpre përkohësisht, me stafet mjekësore të të dy skuadrave që i erdhën në ndihmë 24-vjeçares. Pasi mori oksigjen nëpërmjet një maske, futbollistja norvegjeze u largua nga fusha me barellë. Klubi i Arsenalit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale qetësoi tifozët.
“Frida është e vetëdijshme, flet dhe në gjendje stabile. Ajo do të vazhdojë të monitorohet nga afër nga ekipi ynë mjekësor. Ne jemi të gjithë me ty, Frida” – Shkruan klubi me seli në Londër.
Arsenali fitoi 1-0 pasi Stina Blackstenius shënoi në minutën e 116-të.
(J.S/)