Trajneri i Arsenalit pas ndeshjes: Bëmë një tjetër hap të madh, bravo skuadrës

Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit analizoi barazimin pa gola ndaj Manchester Cityt.

“Një ndeshje vërtet konkurruese siç mund ta imagjinoni. Ne bëmë një tjetër hap të madh sot. Ata kanë aftësinë të ndryshojnë formacionet për të të futur thellë në shumë momente. Ata janë shumë fizikë, por mendoj se ne e përballuam shumë mirë këtë”.

Unë mendoj se ne kishim situatat më të mira. Ne ishim vërtet agresivë nganjëherë dhe e merrnim topin në zona të shkëlqyera. Mënyra se si konkurronim individualisht dhe si ekip ishte fenomenale. Individualisht duhet të jesh në maksimumin. Mendoj se është viti 2021 kur ata nuk kishin shënuar gol këtu në EtihadIshte një test vërtet i vështirë për ne sot. Ne donim të fitonim, por kur nuk mund të fitoni, por as nuk duhet të humbnim”, – Tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Trajneri i Arsenalit pas ndeshjes: Bëmë një tjetër hap të madh, bravo skuadrës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook