Apel për ndihmë/ I moshuari i paidentifikuar jeton në banesën e dëmtuar nga tërmeti në Mamurras

Një zonjë nga Mamurrasi i është drejtuar redaksisë së Arena e Lajmit për të identifikuar këtë zotëri, i cili ndodhet në një ndërtesë të dëmtuar nga tërmeti në Mamurras.

Zonja thotë se personi në fjalë është shprehur se është me origjinë nga Mati, por nuk ka më shumë informacion, pasi ai nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka vështirësi në të folur.

Gazetari Enver Doçi raporton se zonja dhe një mikeshë e saj e kanë ushqyer si dhe kanë njoftuar organet shtetërore, por deri tani nuk është bërë asgjë, as nga policia e as nga shërbimi social i Kurbinit.

“Është një person nga fshatrat e Burrelit. Nuk e di nëse është i humbur apo i braktisur, por është në një godinë të dëmtuar nga tërmeti dhe qëndron aty pa ushqim, pa asgjë, në gjendje shumë të keqe.

Ju lutem ju mund të bëni diçka, pasi ai është në gjendje shumë të rëndë. Kemi njoftuar dhe policinë. Erdhën dy policë dhe ikën. Nuk bënë asgjë. Ju lutem ndihmojeni këtë të moshuar. Mbase do dalë dikush ta njohë. Ai po rënkon. Ka tre a katër ditë që është në këtë gjendje. Nuk lëviz as këmbë e as duar. Sapo erdha nga aty. E rregulluam, e vendosëm me një shoqen time në një dyshek që ka aty dhe e mbulova me dy batanije. Thotë e quajnë Murat” – shkruan qytetarja.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Apel për ndihmë/ I moshuari i paidentifikuar jeton në banesën e dëmtuar nga tërmeti në Mamurras

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook