Bologna mori 3 pikë ndaj Salernitanës, falë një triumfi të pastër 3-0. Pas sfidës, trajneri i skuadrës nga Bologna, Thiago Motta nuk kurseu fjalët e mira për skuadrën.
“Është një moment i mirë, i mirë për të gjithë sepse rezultatet dhe loja më bëjnë krenar dhe jam i kënaqur. Publiku ka qenë me ne nga minuta e parë deri në të fundit, i përqafoj të gjithë sepse është mënyra ime për të thënë faleminderit. Gola të bukur, por duhet nënvizuar edhe puna në mbrojtje.
Të gjithë po marrin pjesë dhe po performojnë shkëlqyeshëm. Për t’u rritur akoma edhe më shumë duhet të tregohemi të kujdesshëm deri në fund. Sot Bologna është e mirë për futbollin, të kesh njerëz që nuk janë tifozë që na shikojnë dhe na mbështesin është një fitim për ne dhe për futbollin. Ky është futbolli, sporti i krijuar për të bërë bashkime dhe jo përçarje.
Sot ne e kemi këtë veti, këtë forcë, ne bashkojmë shumë njerëz dhe unë jam jashtëzakonisht krenar” – tha ai.
(J.S/)