Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels, komentoi triumfin 0-2 në fushën e Bayern Munichut.
“Ishte një paraqitje e shkëlqyer e skuadrës. Ne nuk i lamë ata të bënin më të mirën. Mund të kishim bërë edhe më mirë.Si ekip kemi punuar mirë së bashku në mbrojtje. Ishte e rëndësishme të kishim një ndeshje të tillë këtu” – Tha Hummels. Dortmund renditet në vendin e katërt me 53 pikë të grumbulluara. Ndeshja e radhës është ndaj Stuttgart!
(J.S/)