Përsa i përket romancës së Romeos dhe Heidit, pak ditë më parë Juli bëri një koment që binjakëve Veshaj nuk u pëlqeu aspak.
Aktori e krahasoi këtë romancë me atë të BBV1 mes Donaldit dhe Beatrix, tek iu drejtua Romeos:
“Prandaj je lidhur për të bërë skemë. Se e ke shembullin. Prisni kur të vijë ndonjë nga jashtë. Të ndahesh dhe të lidhesh prapë”
Mirëpo edhe Donaldi nuk e la pa komentuar këtë deklaratë të Julit.
Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në “Fan Club”, Donaldi tha se nuk e kupton pse banorët që e përmendin brenda shtëpisë, e përmendin gjithnjë me mllef.
“Çfarë i kam bërë unë Julit që më drejtohet me mllef? Nuk e kuptoj. Janë njerëz që bëjnë çdo gjë për lojën, njerëz pa argumenta”- tha Donaldi ndër të tjera.