Maliq, flakët përfshijnë zonën pyjore, terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve

Një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi të ulët është përfshirë nga flakët në pyjet e fshatit Kakaç të bashkisë Maliq.

Sipas informacioneve paraprake flakët janë përhapur me shpejtësi në zonë pasi favorizohen nga era e fortë, por për të vënë nën kontroll zjarrin punonjës të shërbimit pyjor dhe emergjencave civile e banorë të zonës kanë shkuar në vendngjarje.

Terreni i thyer malor i ka vënë në vështirësi punonjësit pasi nuk mund të shkojnë me mjetet e tyre deri te vatrat e zjarrit por po përpiqen të punojnë edhe me mjete rrethanore.

Aktualisht zjarri është duke u mbajtur nën kontroll, ndërkohë policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm ose jo.

Arena e Lajmit

Maliq, flakët përfshijnë zonën pyjore, terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook