Opozita fitoi zgjedhjet në Turqi, deputeti i PD: Garanci për demokraci

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me rezultatin që prodhuan zgjedhjet në Turqi. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Shehu theksoi se fitorja e opozitës në Turqi, përballë Erdoganit, është garanci për demokraci.

REAGIMI I SHEHUT
Turqi, fitorja e opozitës, garanci e demokracisë!
Turqia mike e partnere, kaloi dje një prove te rëndësishme për demokracinë.
Dimensionet, shume me te qarta se me 2019, te suksesit te opozites laike, mund te konsiderohen historike ne rrugen e saj demokratike.
Fitorja e CHP me lider Imamoglu, ne qytetet me te medha si Stamboll, Ankara, Izmir, Bursa etj, duke kaluar dhe si force e pare politike ne ato, ndryshimet e reja dhe ne pjesen Lindore te vendit, janë për t’u përshëndetur.
Jo vetem per faktin e forcimit te qarte te opozites, domosdoshmeri kjo per cdo demokraci, por dhe per ndryshimet konkrete te balancave te pushtetit qe krijon.
Dhe qe projekton per te ardhmen…
Nevoje kjo progresive dhe per ate vend te rendesishem.
Urimet me te mira per opoziten aty, per demokracine e Turqise, rrugen e saj te veshtire europiane!
()

Arena e Lajmit

Opozita fitoi zgjedhjet në Turqi, deputeti i PD: Garanci për demokraci

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook