Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë gjatë natës në ‘Komunën e Parisit’ në Tiranë. Gazetari Igli Çelmeta raporton për se ai është plagosur në kurriz pas një konflikti me një person tjetër. Ndërkohë autorët janë shoqëruar nga autoritetet policore si dhe është bllokuar dhe mjeti “Volkswagen Tiguan” me të cilin ata lëviznin.
Blutë kanë sekuestruar edhe një armë të ftohtë të tipit thikë, të përdorur në krim.
Mësohet se 40-vjeçari është në spital jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia për rastin në fjalë.
()