Ernest Muçi në radarët e Premier League

Ernest Muçi u transferua nga Legia e Varshavës te Besiktas, kalim ky i kryer në merkaton e dimirit. Në 6 ndeshjet e para me skuadrën turke, sulmuesi shqiptar ka realizuar 2 gola, ndërsa përvecc këtyre, ka rënë në sy me “shpërthimet” e tij nga krahët.

Siç raportohet në Turqi nga “Sozcu”, Ernest Muçi ka përfunduar në radarët e Aston Villas. Te klubi nga Birmingham drejtor sportiv është Monchi, i cili ka “piketuar” futbollistin shqiptar qysh prej kohës kur lojtari aktivizohej në Poloni.

Premier League është një emër “tundues” për Muçin, me këtë të fundit që vështirë se mund të refuzonte një propozim të tillë. Gjithsesi, për momentin nuk ka asgjë konkrete dhe për diçka të tilla, ndoshta do na duhet të presim.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ernest Muçi në radarët e Premier League

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook