Në Spanjë, Real Madrid dhe Barcelona vijojnë betejën në distancë për titullin në La Liga, por në të njëjtën kohë janë të fokusuar edhe në sfidat e tyre në Champions League, respektivisht kundër Man.City dhe PSG. Në Madrid, Bellingham dhe Valverde po punojnë me ritme të larta për të qenë në kushte perfekte përballë Man.City:
“Organizim për City”, shkruan AS në faqen e parë. Ndërkohë, në Barcelonë janë disa lojtarë që janë në garë me kohën për të qenë prezent në sfidën kundër PSG, dy prej tyre janë De Jong dhe Pedri:
“Dëshirojnë të luajnë në Paris”, shkruan Sport në faqen e parë. Një tjetër çështje e hapur në shtëpinë e Barcelonës mbetet edhe e ardhmja e trajnerit Xavi. Është e qartë që presidenti Laporta kërkon ta mbajnë në skuadër, për këtë arsye ka përpiluar një plan për të bindur Xavi-n që të mos largohet në fund të këtij sezoni:
“Plani për Xavi-n”, shkruan Mundo Deporetivo në faqen e parë.
()