Në mbledhjen e komisionit hetimor parlamentar, deputeti socialist, Nasip Naço shprehu kundërshtimin e tij për mbledhjen e sotme të komisionit pasi është java e gjelbër.
“Keni rendur pas interesave personale zt.Kryetar dhe nuk po zbatoni ligjin”, tha ai. Në përgjigje, Salianji tha se mbledhja ishte dakordësuar me nënkryetarin e grupit. “Faleminderit për komplimentin! Ne që po mblidhemi në kohë thoni pse u mblodhën pasi e keni zbardhur dhe e vetmja gjë që nxin është situata ku keni përfshirë organet e administratës publike në këtë shkelje të pretenduar. Së dyti jemi dakordësuar bashkë me nënkryetarin për t’u mbledhur ditën e sotme”, u shpreh ai.