Që prej startimi të “Ferma Vip”, ka ndodhur që jo pak herë ky program të jetë krahasuar dhe të jetë vënë ndesh me “Big Brother Vip”.
Ndër komente të publikut vihet re ky krahasim që bëhet nga audienca, ndërsa vetë dy programet nuk i kanë kursyer disa thumba kundrejt njëri tjetrit.
Në Prime-n e fundit të “Ferma Vip”, moderatorja Fjoralba Ponari përdori një shprehje popullore tek tha: “Pema me kokrra gjuhet”.
E sakaq gjatë spektaklit të së shtunës të “Big Brother Vip”, Ledion Liço përdori po të njëjtën shprehje.
“Siç do thoshte një shprehje, pema me kokrra gjuhet”- tha ai ndërsa e shoqëroi këtë shprehje me një mimikë “ironizuese”.
Kujtojmë se pak ditë më parë nuk mungoi një thumb edhe nga ana e Fjoralbës, e cila tek po i përgëzonte fermerët për energjinë pozitive që përcjellin, tha se ata kanë rivendosur standartin e të bërit reality show në Shqipëri.
Një deklaratë kjo që u mor si thumb për BBV, pasi siç dihet banorët e këtij programi shquhen për debate të forta dhe zhurmë në shtëpi.