Tentoi të digjte mbeturinat, por zjarri ‘përpiu’ disa bagëti dhe një sipërfaqe toke, e pëson vlonjati

Identifikohet dhe procedohet penalisht autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje në fshatin Penkovë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka nisur hetimi për shtetasin me inicialet M.H.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. H., pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur disa bagëti të imëta të tijat dhe një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, në fshatin Penkovë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.”, thekson policia.

Arena e Lajmit

Tentoi të digjte mbeturinat, por zjarri ‘përpiu’ disa bagëti dhe një sipërfaqe toke, e pëson vlonjati

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook