Vendoste baste sportive përmes celularit, arrestohet 43-vjeçari në Vorë

Një 43-vjeçar nga Vora është arrestuar ditën e sotme pasi përmes celularit të tij ishte përfshirë në vendosjen e basteve sportive.

Raportohet se Gjatë kontrolleve të ushtruara në një lokal në Vorë, u konstatua shtetasi M. M., 43 vjeç, banues në Vorë, në celularin e të cilit, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Njoftimi i policisë:

Ushtronte veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularit, vihet në pranga 43-vjeçari.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, aparati celular që shërbente për këtë veprimtari të paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë intensifikuar kontrollet dhe kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në një lokal në Vorë, u konstatua shtetasi M. M., 43 vjeç, banues në Vorë, në celularin e të cilit, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Aparati celular që shërbente për këtë veprimtari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arena e Lajmit

Vendoste baste sportive përmes celularit, arrestohet 43-vjeçari në Vorë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook