Berisha: Do të hartojmë një program të shkëlqyer mbi parimet e një force politike konservatore, por duhet të largojmë narkoqeverinë Rama

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka përshëndetur tryezën e organizuar nga Departamenti i Sipërmarrjes, Biznesit dhe Inovacionit me drejtuese Liljana Elmazin, tryezën me biznesmenë dhe profesionistë të lirë, ku mori pjesë edhe nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha deklaroi se, për fatkeqësinë e vendit, i tërë biznesi dominohet nga një grup oligarkësh të lidhur me qeverinë dhe bëjnë ligjin sipas interesave të tyre.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës përshëndetëse të tij tha se, biznesi dhe ekspertët e opozitës do të hartojnë një program të të shkëlqyer mbi parimet e një force politike konservatore. Por sipas tij, për të zbatuar këtë program duhet të largohet narkoqeveria Rama.

FJALA E PLOTE:

Përshëndetje të përzemërta dhe ju përshëndes secilin prej jush në këtë takim shumë të rëndësishëm për programin e PD-së për biznesin, i cili duhet të jetë dhe programi thelbësor i ndryshimit të Shqipërisë. Ne kemi qenë dhe mbetemi forca politike më probiznes që ka vendi.

Politikat tona bëhen që Shqipëria një vend i bërë i famshëm për hiperkolktivzmin oruelljan të saj të shndërrohet në një vend ndër më miqësorët për biznesin dhe klimën ndaj tij. Ndryshimet e domosdoshme, jetike të vendit kanë si kusht finekuanom një klimë miqësore biznesi, një mjedis të lirë për biznesin, garë të ndershme dhe barrë të ulët fiskale, siguri ligjore.

Të gjitha këto janë kushte që biznesi në Shqipëri nga vendas dhe të huaj të njohë zhvillime të reja. Këto janë kushte gjithashtu që PD-ja duke vendosur në epiqendër investimin për qytetarin, të mund të realizojë këtë objektiv madhor. Ne jemi një parti e parimeve të ndershme dhe të drejta për biznesin. Por kjo jo vetëm në doktrinë dhe teori. Ne zbatuam këto parime sa herë që kemi qenë në pushtet.

Në vitin 1993 ne u bëmë vendi i dytë me TVSH-në më të ulët në botë. Vendosëm një TVSH 12.5 përqind dhe kishte vetëm një vend tjetër me TVSH më të ulët se ne, të gjitha të tjerat më të larta. Përsëri në 2005 ne u rikthyem tek parimi ynë se paraja në kontot e bizneseve, qytetarëve është më e vlefshme se sa në arkën e shtetit.

Vendosëm taksën 10% do të thosha një taksë biblike të cilën Europa si taksë të sheshtë e njihte gjer atëherë në vlerat 17-15 për qind. Të jemi realist barra fiskale është vetëm një aspekt i mjedisit për biznesin. Rëndësi të jashtëzakonshme për biznesin ka garantimi i sigurisë ligjore.

Nga viti 2013 gjer sot në Shqipëri nuk është instaluar me garë të lirë, theksoj, me garë të lirë nuk është instaluar asnjë biznes i madh serioz, ndërkombëtar.

Ato biznese që kanë ardhur, kanë ardhur me praktika të prokurimeve direkte dhe pa garë, praktika që Shqipëria do ti arkivojë në mënyrë përfundimtare si praktika korruptive.

Ndaj dhe do të bëjmë gjithçka për sigurinë ligjore, për garën e hapur për bizneset në vend.

Sot Edi Rama keqpërdoron në mënyrën më korruptive nismën ‘Shqipëria 1 Euro’, pasi nga gara ndërkombëtare e hapur ai e ka kthyer ai e ka shndërruar atë në një privilegj që personalisht kryeministri ja dhuron atyre që e shpërblejnë më shumë.

Në këtë kontekst jo vetëm që nuk inkurajohen investimet e mëdha serioze, por krijohet një klientelë e rrezikshme, një klientelë politike ekonomike e rrezikshme për vendin, biznesin dhe demokracinë e tij.

Në fushën e biznesit, njëlloj si në fushat e tjera, ndodhi një regres i papërmbajtur.

Nuk e kam fjalën këtu vetëm për vendosjen e taksës progresive, por e kam fjalën tek rikthimi i lejeve dhe licencave dhe shndërrimi i tyre në induligjencat e dikurshme mesjetare.

E kam fjalën tek përjashtimi i garës së hapur dhe zhvillimi i prokurimeve sekrete dhe të mbyllura të cilat janë një goditje shumë e rëndë.

E kam fjalën tek spekullimet që bëhen me biznesin e vogël, me taksën e vendosur në shtresën e mesme, në profesionet e lira.

Pra në një mënyrë apo një tjetër, për fatkeqësinë e vendit i tërë biznesi dominohet nga një grup oligarkësh të lidhur me qeverinë dhe bëjnë ligjin sipas interesave të tyre, në bizneset e të gjitha llojeve dhe niveleve.

Për të gjitha këto, sot ekonomia, biznesi janë në një situatë dëshpëruese dhe kërkojnë zgjidhje sa më shpejt.

Në të vërtetë, thashë dhe njëherë, ju do të hartoni një program të shkëlqyer mbi parimet e një force politike konservatore, por realizimi i tij kërkon si kusht ekuanom, largimin e këtij narkoregjimi, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ndaj dhe e shfrytëzojë këtë rast për ti bërë thirrje biznesit shqiptar, biznesmenëve kudo që ndodhen të bashkohen më këtë përpjekje të madhe të opozitës, në mënyrë që Shqipëria të dalë nga sistemi monist, të marrë kthesën drejt një ekonomie të lirë tregu dhe shteti ligjor dhe funksional.

U garantoj se promotor kryesor të kësaj kthese, do të jeni ju biznesmenë dhe gratë e biznesit të këtij vendi. Edhe njëherë të gjithë anëtarëve të departamentit tuaj, por edhe gjithë bizneseve në vend ju uroj të angazhohemi në këtë betejë pa kthim për një qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

Ju uroj suksese, faleminderit!

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Berisha: Do të hartojmë një program të shkëlqyer mbi parimet e një force politike konservatore, por duhet të largojmë narkoqeverinë Rama

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook