Mbi 300 ndeshje me bardhezinjtë, lamtumirë mes vërshëllimash, futbollisti dhe Juventus ndajnë rrugët

Alex Sandro u aktivizua dje për Juventusin, teksa nuk munguan ngacmimet nga tifozët. Kontrata e mbrojtësit nuk do të rinovohet dhe i sigurt është largimi i brazilianit nga “Zonja e Vjetër”. 14 paraqitje në kampionat në këtë sezon, duke luajtur më pak se 700 minuta edhe për shkak të disa problemeve fizike që kanë ndikuar në përformancat e tij nuk mjaftojnë.

Alex Sandro është pjesë e kësaj skuadre që nga viti 2015, teksa numëron mbi 300  ndeshje me këtë fanellë. Trajneri Max Allegri ka kërkuar pak më shumë respekt nga tifozët, në intervistën e dhënë së fundmi. “Mendoj se Alex Sandro është në vitin e tetë në Juventus, ai luajti në finalet e Champions League dhe fitoi kampionate. Më vjen keq për ofendimet e tifozëve” – Tha Allegri.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Mbi 300 ndeshje me bardhezinjtë, lamtumirë mes vërshëllimash, futbollisti dhe Juventus ndajnë rrugët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook