Edlir Tetova, tekniku i Egnatias u shpreh i lumtur pas fitores 1-0 në takimin e parë gjysmëfinal të Kupës ndaj Vllaznisë.
“E kërkuam golin tjetër, por shumë avash. Në pjesën e parë kishim mundësi dhe nuk e bëmë. Është një fitore gjithsesi dhe do të shohim ç’do të bëjmë ndeshjen e dytë. Të vjen keq vetëm sesi shkoi loja me kundërshtarin që ishte me një lojtarë më pak. Por, ata ishin mbyllur në mbrojtje dhe u kërkova lojtarëve të lëviznin shpejt nga krahu në krahun tjetër.
Vllaznia i mori masat mirë dhe në pjesën e dytë nuk bëmë asgjë në portën kundërshtare. E dinim që do të ngjesheshin mbrapa duke kundërsulmuar, ndaj dueht të lëviznim shpejt, gjë që ne nuk e bëmë për asnjë minutë. Kjo ndeshje iku, shohim tjetrën.
Arbitrimi? M’u duk sikur kishte prekje me dorë në rastin e gjuajtjes së Malotës, por ishte afër trupit dhe çdo gjë OK.
Sot na prishën ekuilibrat kartonat e kuq të Vllaznisë, kur ishim me numër të barabarët ishim më mirë, në qarkullim në gjysmëfushë të kundërshtarit. Jemi në një rikthim të ekipit të dy fazave të para.
Mario Gjata po rikthehet, për 2 javë do të jetë gati me grupin. Në kokë e kam një formacion, por na është dëmtuar Xhemajli, po përdor Frank. Nuk ka gjë fikse pasi ja, Xhemajli ishte titullar dhe u dëmtua. 11-shja pakashum është në kokën time”, tha Tetova.
(J.S/)