EURO “Zvicër 2025”/ Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Luksemburgut

Kombëtarja shqiptare e vajzave mbylli përgatitjet për ndeshjen ndaj Luksemburgut, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Zvicër 2025”.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Armir Grima zhvilloi seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja “Émile Mayrisch”. Stërvitja zgjati rreth një orë dhe i gjithë grupi është në formë optimale, pa probleme fizike.

Seanca e fundit stërvitore nuk ka pasur shumë ngarkesa fizike. Stafi teknik, me në krye trajnerin Grima e ka fokusuar punën më shumë në ushtrime me topin dhe situata të ndryshme loje.

Ndeshja e parë kualifikuese e vlefshme për Kampionatin Europian “Zvicër 2025”, Luksemburg – Shqipëri do të luhet nesër në stadiumin “Émile Mayrisch”, duke nisur nga ora 19:30.

Arena e Lajmit

EURO “Zvicër 2025”/ Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Luksemburgut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook