“Amnistia Penale”, Alibeaj: Dje u amnistuan drejtorët, sot thirren protestuesit para Bashkisë. Tallje!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj, në një konferencë për shtyp foli mes të tjerash në lidhje me “Amnistinë Penale” e cila u miratuar ditën e djeshme në Kuvend.

Ai u shpreh se ajo u arrit vetëm falë një marrëveshjeje mes opozitës dhe mazhorancës, e cila sipas tij u bë larg syve të publikut.

Alibeaj tha se ndërkohë që ditën e djeshme u amnistuan drejtorët e bashkisë dhe u ndëshkuan protestuesit, sot thirren protestuesit para bashkisë. Ai e ka quajtur këtë hap tallje me protestuesit.

“Parlamenti dje dha porcionin e tij në luftën kundër SPAK, duke dekurajuar hetuesit e BKLH, prokurorët dhe gjyqtarët në punën e tyre. Kjo është e vërteta e asaj që nisi natën e mbaroi natën larg, syve të publikut në një marrëveshje ogurzezë.

U thanë të pavërteta mi atë që protestuesit përfitojnë.
Dje u amnistuan drejtorët e bashkisë dhe u ndëshkuan protestuesit, sot thirren protestuesit para bashkisë. Kjo është tallja që bëhet me protestuesit”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Amnistia Penale”, Alibeaj: Dje u amnistuan drejtorët, sot thirren protestuesit para Bashkisë. Tallje!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook