Dosja 5D/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës, Policia në aksion, “blindon institucionin”

Një protestë do të mbahet në orën 11:00 para bashkisë së Tiranës.

Nga pamjet e siguruara për nga gazetari Osman Stafa, shihet se Policia e shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës, duke dërguar numër të shtuar efektivësh në terren.

Duket se efektivët janë pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, edhe me skafandra dhe mburojë xhami.

Protesta është thirrur nga qytetarët dhe opozita, ndërkohë që vjen pas arrestimeve për dosjen “5D”.

Në sajë të kësaj dosjeje, u arrestuan 3 zyrtarë të bashkisë, të cilët kishin përfituar tendera nga kjo bashki apo institucione vartëse të saj me kompaninë e tyre “5D Konstruksion”.

Arena e Lajmit

Dosja 5D/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës, Policia në aksion, “blindon institucionin”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook