Europol ka publikuar raportin në lidhje me rrjetet kriminale, pjesë e të cilave është edhe vendi ynë.
Në raport theksohet se grupet kriminale shqiptare janë kryesisht aktivë ne trafikun e kokainës dhe heroinës dhe trafikut të emigrantëve
“Një rrjet kriminal aktiv në trafikun e heroinës dhe kokainës dhe pastrimit të parave në të gjithë Evropën u shpërbë nga autoritetet. Rrjeti ka një strukturë familjare të lidhur së bashku nga kombësia e përbashkët, të përbëra kryesisht nga shqiptarë dhe shqiptarë me kombësi të dyfishtë. Rrjeti kontrabandon drogë me kontejnerë në Belgjikë. Droga më pas u zhvendos në Gjermani me automjete të sofistikuara ku më tej shpërndahej në të gjithë Europën”, thuhet në raport.
Sa i përket kombësive të përfshira në këto rrjete, Europol sqaron se grupet shqiptare janë në përgjithësi homogjene, me anëtarë të së njejtës kombësi, por nuk përjashtohen raste të përfshirjes së anëtarëve me kombësi belge, holandez, franceze, greke, italiane dhe serbe.
Rrjetet janë aktivë në trafik droge, trafik armësh zjarri, grabitje dhe trafiku i emigrantëve. Ato operojnë në një numër të madh të vendeve anëtare të BE dhe vendet e tjera si Norvegjia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe vendet e Amerikës Latine.