Mazhoranca bojkotoi mbledhjen e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Vokshi: Ramës nuk i intereson që të vijojë puna

Ditën e sotme ishte parashikuar të mbahej komisioni hetimor për Shëndetësinë, që u bojkotua nga mazhoranca.

Kryetarja e komisionit Albana Vokshi po mban një konferencë për shtyp.

Vokshi: Rregullorja i ka dhënë një instrument opozitës edhe kur mazhoranca nuk ka vullnetin për t’u mbledhur. Nëse mazhoranca nuk dëshiron, ¼ e anëtarëve mund të caktojnë orën, ditën dhe rendin e mblehdjes pasardhëse. Me firmat e 7 deputetëve, gati gjysma njoftuam se mbledhja ishte sot. Grupi i deputetëve të PS u njoftua në të gjitha mënyrat. Por për të dytën herë radhazi vijuan në z=vazhdën e shkeljeve ligjore dhe të Kushtetutës e Rregullores së Kuvendit. Që para se të mblidhej komisioni në mbledhjen e parë, bëra një bisedë me Ndrecën dhe i kërkova miratimin e një rregullore të posaçme, por u refuzua nga mazhoranca. Mazhoranca refuzon sepse Ramës nuk i intereson që komisioni të vijojë punën.

Kemi mbledhur firmat për mbledhjen e radhës, ditën e martë 10:30

Arena e Lajmit

Mazhoranca bojkotoi mbledhjen e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Vokshi: Ramës nuk i intereson që të vijojë puna

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook