Ndarja nga jeta e Zamir Dules/ “Ngushëllime familjes”, kreu i Unionit të Gazetarëve: Të shpallet një çmim për gazetarët e kronikës që të mbajë emrin e tij

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, në fjalën e tij për ndarjen nga jeta të gazetarit Zamir Dule, ka shprehur ngushëllimet e sinqerta për të ndjerin.

Ai ka vlerësuar  punën e gazetarit duke vlerësuar se cungoi  jetën e tij personale, në shërbim të pasionit të tij për gazetarinë.

Çipa ka propozuar që të shpallet një çmim për gazetarinë e kronikës që të mbajë emrin gazetarit Zamir Dules.

“Familjes së Zamir Dules dua t’i shpreh ngushëllime të sinqerta.

Ai ishte pjesë e historisë së shkëlqyer të gazetarisë shqiptare në 33 vite. Një martir profesional që falë pasionit nuk u martirizua me humbje jete, por me cungimin e jetës vetjake. Siolli në gazetari modelin e të parit gazetar të profilit, atë të kronikës. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e një që modeli i tij ia vlen të bëhet një shembull profesional. Tashmë kur ai ka mbërritur në amëshim, duhet të shpallim një çmim për gazetarinë e kronikës që të mbajë emrin gazetarit Zamir Dule”, tha Aleksandër Çipa.

 

Arena e Lajmit

Ndarja nga jeta e Zamir Dules/ “Ngushëllime familjes”, kreu i Unionit të Gazetarëve: Të shpallet një çmim për gazetarët e kronikës që të mbajë emrin e tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook