Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë sot në një komunikim për mediat dhe ka thyer heshtjen për arrestimet ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, Taulant Tushe apo dhe Mariglen Qato.
I pari i Tiranës iu ka dalë në mbrojtje ish-zyrtarëve, ndërsa theksoi se ata ishin në krye të detyrës. Ai e cilësoi të gjitha reagimet e opozitës si gjueti shtrigash. Veliaj tha se kryebashkiaku nuk mund të dije ccdo gj, apo dhe për faktin që kryeministri mund ta ketë për detyrë që të përgjojë zëvendësin e tij.
“Redi Molla e kthehu në funksion ndërmarrjen e falimentuar të Ujësjellësit. E kthehu Tiranën nga 7 orë në 24 orë të furnizimit me ujë. Taulant Tusha ka ndjekur në mënyrë të jashtëzakonshme punën. Ka ndjekur me prioritet projektet e Tiranës.”, tha Veliaj.
()