Dani Alves thyen heshtjen, flet për herë të parë pasi bleu lirinë e tij. Ish futbollisti i famshëm brazilian rrëfen jetën e tij pasi doli nga burgu, ku u akuzua dhe u gjykua për përdhunim:
“Çdo të premte shkoj në gjyq, kaq mjafton. Fundja, as unë nuk kam se çfarë të bëj më shumë. Ndeshja që duhet të luaj është ajo në gjykatë, as që e ia kam idenë se sa do të zgjasë. Si do të shkojë, unë do të mbijetoj. Do të përshtatem, nuk kam rrugë tjetër, fundja janë njerëzit ata që e bëjnë vendin, nuk është vendi që i bën njerëzit”, u shpreh Dani Alves në një intervistë për El Periodico.
()