Në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” janë të hapura disa çështje, duke nisur nga trajneri që do t’i drejtojë sezonin e ri dhe deri tek e ardhmja e disa titullarëve të rëndësishëm si Vlahovic dhe Chiesa. Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Juves po punojnë për të rinovuar kontratën me Chiesa-n, aktualja përfundon më 30 qershor 2025.
Drejtori Sportiv i Juves, Giuntoli, ka shumë besim se mund t’i marrë një firmë të re sulmuesin “azzurr”, kjo edhe për faktin se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me agjentin e tij, Fali Ramadani. Ideja e dy palëve është të rinovojnë kontratën edhe me një tjetër vit, deri në 2026.
()