“Na bëjnë gjyqe si në komunizëm”, Rama sulmon opozitën: Pjellë e mendësisë së errët! Duan të na fusin të tërëve në çdo trastë e thes korrupsioni që hapet nga SPAK-u

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Partia Socialiste nuk ka ndërmend të ndryshojë qasjen mbështetëse për SPAK-un, si edhe nuk komenton çfarëdoqoftë lidhur me vërtetësinë e akuzave të prokurorisë.

Kreu i ekzekutivit nuk kurseu as cilësimet për opozitën, duke thënë se forca e tij politik nuk ka asnjë lidhje me “dokrrat e segmentit politik e mediatik, që prodhon përditë baltë e helm në seanca parlamentare, shfaqje televizive e kanale digjitale”.

Sipas tij, këta të fundit “bëjnë gjyqe si ato të komunizmit, duke u përpjekur të fusin të tërë në çdo trastë e thes korrupsioni që hapet nga SPAK-u”.

“Kështu që edhe kjo çështja më e fundit e disa ish-zyrtarëve e zyrtarëve të bashkisë Tiranë, edhe qëndrimi i drejtë i Erionit sot, me të cilin bashkohem fjalë e presje, dëshmojnë edhe njëherë se ne as nuk e kontrollojmë SPAK-un, as nuk kemi ndërmend të ndryshojmë qasjen fuqimisht mbështetëse për SPAK-un, as nuk komentojmë çfarëdoqoftë lidhur me vërtetësinë e akuzave të SPAK-ut, për këdoqoftë që SPAK-u merr të pandehur dhe as nuk kemi asnjë lidhje me dokrrat e segmentit politik e mediatik, që prodhon përditë baltë e helm në seanca parlamentare, shfaqje televizive e kanale digjitale, ku lloj-lloj pjellash të mendësisë së errët inkuizicionale, na bëjnë gjyqe si ato të komunizmit, duke u përpjekur të na fusin të tërëve në çdo trastë e thes korrupsioni që hapet nga SPAK-u”, u shpreh ai në reagimin e tij në “X”.

Arena e Lajmit

“Na bëjnë gjyqe si në komunizëm”, Rama sulmon opozitën: Pjellë e mendësisë së errët! Duan të na fusin të tërëve në çdo trastë e thes korrupsioni që hapet nga SPAK-u

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook