Odise Roshi është rikthyer të goli në Turqi me fanellën e Sakaryaspor, që po fiton 2-0 ndaj Boluspor.
Sulmuesi anësor gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 44 në ndeshjen ndaj Boluspor. Ishte një aksion të cilin Roshi e nisi vetë dhe e përfundoi po vetë nga e majta, teksa askush nuk mundi ta ndalte në hapin e tij lojtarin shqiptar.
Për t’u theksuar se përveç golit, Roshi ishte protagonist edhe në aksionin e golit të parë ku pasoi në zonë me De Valle që përfitoi dhe shënoi.
Ky ishte goli i pestë në këtë sezon për Roshin në kategorinë e parë turke teksa 32-vjeçari numëron edhe tre asiste.