Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës pas një sherri mes dy personave.
Mësohet se pas konfliktit njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe më pas është larguar.
Sakaq, raportohet se nga të shtënat nuk ka të plagosur, ndërsa autoritetet vijojnë punën për kapjen e autorit.