Të enjten, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion, Altin Dumani prezantoi para Këshillit të Lartë të Prokurorisë raportin vjetor të SPAK-ut.
Redaksia e ka zhvilluar një sondazh online për 2 ditë me 3 452 anketues se çfarë mendojnë qytetarët për raportin e Dumanit, nisur edhe nga problematikat e vërejtura prej tij siç janë mosbashkëpunimi i institucioneve shtetërore vendore dhe qendrore me prokurorinë në raportimin e rasteve të veprave korruptive.
Kritika, Dumani kishte edhe për Policinë e Shtetit duke ngritur pretendime se ka zyrtarë të lartë të policisë që bashkëpunojnë me segmente të krimit të organizuar.
Por si e vlerësojnë qytetarët dhe lexuesit e raportin e Dumanit?
55.5% e tyre e quajnë pozitiv raportin e SPAK.
31.6% e vlerësojnë negativisht dhe 12.7% janë përgjigjur me “Nuk e di”.