Atletico Bilbao triumfoi në Kupën e Mbretit ndaj Mallorcas, në një finale emocionuese. Teksa 120 minutat përfunduan 1-1, nga pika e bardhë e penalltisë më e saktë u tregua skuadra nga Bilbao. Nuk mund të mos ishte i lumtur trajneri i Athletico Bilbaos, Enrique Valverde, në inrtervistën pas ndeshjes.
“Kjo është e pabesueshme, për mua është trofeu më i veçantë që kam fituar në jetën time, nuk ka të krahasuar. Ne ishim të vetëdijshëm për rëndësinë që kjo sfidë kishte për ne, për tifozët mbi të gjitha. Lexova shumë përpara finales, që në ishim favoritë, që Mallorca po vuan, por unë kurrë nuk mendova kështu.
Mallorca është një skuadër shumë e fortë dhe fusha e konfirmoi, ata gjetën golin, na vendosën në presion, e madje u surprizova te penalltitë sepse i kisha studiuar shumë. Si ne, por edhe Mallorca kishim mundësit për ta fituar ndeshjen përpara penalltive. Agirrezabala? Ka qenë një nga protagonistët e vërtet, duke ndalur penalltinë vendimtare ndaj Morlanes. Ne jemi me fat që kemi Unai Simon dhe Julen Agirrezabala. Atij i është dashur të luajë ndeshje shumë të komplikuara këtë sezon, jo vetëm këtë, që ishte një finale, por për shembull kundër Barçës ose dy gjysmëfinalet kundër Atleticos. Jemi me fat që e kemi” – tha Valverde.
(J.S/)