Chelsea zhgënjen në fushën e Sheffield United. Blutë e Londrës barazuan 2-2 në Bramall Lane (Sheffield), duke lënë një shije të hidhur te tifozët.
Goli i shpejtë e Thiago Silvas krijoi përshtypjen se gjërat do të jenë të lehta për të besuarit e Pochettinos por nuk ndodhi kështu, pasi Bogle vendosi ekuilibrat.
Në pjesën e dytë, Madueke qetësoi Chelsean. Atëherë kur sfida po shkonte drejt një fitorje të mysafirëve, në kohën shtesë vendasit ndëshkuan kundërshtarin me Mc Burnie.
(J.S/)