Një zjarr ka rënë sot në fshatin Moravë,në Njësinë Administrative Otllak.
Gazetarja Eneida Petova raporton për Arena e Lajmit se zjarri ka rënë rreth orës 19:40 në disa kavalete kashte,që ndodheshin në oborrin e banesës së shtetasit Sulo Hajdari.
Drejt zonës kanë shkuar grupet e shërbimit zjarrëfikës, që pasi mbërritën konstatuan se rrezikoheshin banesat që ishin shumē pranë vatrës së zjarrit.
Tre mjete zjarrëfikëse të tjera u nisën drejt fshatit Moravë dhe falë ndërhyrjes së shpejtë nga forcat zjarrefikese, u bë e mundur që flakët të lokalizoheshin në një kohë të shkurtër dhe të kryhej shuarja e plotë e zjarrit.
Nga zjarri nuk pati dëme në njerëz dhe dëme materiale në banesa.
(Arena e Lajmit)