Debate të ashpra janë zhvilluar mes anëtarëve të Komisionit Hetimor për sistemin TIMS.
Deputeti i PS-së Toni Gogu i tha kryetarit të Komisionit Ervin Salianji se plani i hetimit nuk ndërtohet me montazhe.
Ndërsa, Saliani theksoi se deputetët e PS bëjnë zhurmë, pasi i ka zënë halli.
Ervin Salianji: Ju nuk bëni dot estradë këtu. Nuk është pazar kjo jo.
Toni Gogu: Mos monto diskutime në një plan hetimi. Plani i hetimit nuk ndërtohet me montazhe. Është mërzitur Gazi pse e ke thirrur ti. Hetimin e bëjnë ekspertët. Propozimet tona vijnë nga ekspertët. PS kupton rolin e drejtësisë, por edhe hallin tënd e kupton. Ti do ta zbresësh nga ballkoni Berishën, por nuk e zbret dot.
Ervin Salianji: Po kërceni nga belaja. Keni ardhur të bëni zhurmë. E di se doni kohën e Kooperativës.
(Arena e Lajmit)