Nicolò Zaniolo po përgatitet për rikthimin e tij në Itali. Ish-lojtari i Romës nuk po shkëlqen te Aston Villa, vetëm 3 gola në 34 paraqitje janë një tregues i qartë i dështimit të tij në Premier League. Pavarësisht gjithçkaje, Spalletti synon të përqendrohet tek ai dhe, duke përjashtuar çdo surprizë, Zaniolo do të grumbullohet me Italinë për Europianin.
Kartoni i futbollistit zotërohet nga Gallatasaray, me klubin turk që është i gatshëm të shesë lojtarin. Nga Serie ka interesim nga dy klube interesante, si Fiorentina dhe Napoli. Vendimtare nuk është vetëm dëshira e lojtarit, por edhe gatishmëria e klubit violë ose napoletan për të shpenzuar për 24-vjeçarin.
Zaniolo e njeh mirë kampionatin italian, pasi më parë ka luajtur për të rinjtë e Interit dhe për Romën.
(J.S/)