“Duhet të kishim fituar”, Klopp: Jemi ende në garë, Ten Hag: Zhgënjim, kemi humbur 7 pikë në 1 javë (VIDEO)

4 gola dhe shumë spektakël. Man.United-Liverpool dhuruan një ndeshje fantastike, por në fund pika e marrë i rri ngushtë të dy ekipeve pas barazimit 2-2. Të kuqtë e Jurgen Klopp lëshojnë vendin e parë, tani pronë e Arsenal, ndërsa “djajtë e kuq” qëndrojnë larg zonës euro. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë, me Luis Diaz që pllakosi heshtjen në “Old Trafford” në minutën e 23-të.

Me fillimin e pjesës së dytë, Bruno Fernandes me një super gol barazoi shifrat në 1-1. Man.United nuk u mjaftua me kaq, por në minutën e 67-të, talenti britanik, Maino realizoi një tjetër gol fantastik duke përmbysur rezultatin në 2-1. Spektakli nuk kishte fund pasi në minutën e 84-ët, Liverpool fitoi një penallti. Momo Salah nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 2-2, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund. Pas kësaj ndalese, Liverpool kalon në vendin e dytë me 71 pikë, po aq sa Arsenal:

Kloppp
Kloppp

“Duhet ta kishim fituar këtë sfidë, por nuk kam çfarë t’i them djemve. Mbase nuk duhet të kishim sulmuar aq shumë, mund të bënim më mirë në disa situata, mbi të gjitha në aspektin mbrojtës. Ajo skuadër që do të fitojë titullin do e meritojë. Ne jemi në garë dhe jam shumë komod me këtë pozicion”, u shpreh Klopp pas ndeshjes. Nuk e priti mirë këtë barazim trajneri i Man.United:

“Kam emocione shumë të ndryshme. Nga njëra anë jam i zhgënjyer pasi kemi humbur 7 pikë në një javë, por duhet të fajësojmë vetëm veten tonë pasi kemi bërë gabime idiote. Nga ana tjetër jam krenar për këtë ekip, jemi duke u përmirësuar, kemi shumë potencial”, shtoi Ten Hag.

()

Arena e Lajmit

“Duhet të kishim fituar”, Klopp: Jemi ende në garë, Ten Hag: Zhgënjim, kemi humbur 7 pikë në 1 javë (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook