Kompania amerikane e automjeteve elektrike “Tesla” ka planifikuar të prezantojë makinën e saj të premtuar prej kohësh “Robotaxi” vetë-drejtuese më 8 gusht, njoftoi sot presidenti i Tesla-s, Elon Musk.
Musk, sipërmarrësi miliarder, nuk dha detaje të mëtejshme në postimin e tij në platformën X, dikur Twitter, të cilën ai e zotëron.
Sipas deklaratave të mëparshme, automjeti autonom do të bazohet në një platformë të re teknike që synon ta bëjë prodhimin më efikas dhe me koston më efektive.
Prej disa vitesh, Musk ka premtuar se Tesla do të ngasë në mënyrë autonome – dhe se kjo do të ndryshojë rrënjësisht vlerën e makinave dhe modelin e biznesit.
Deri më tani, e ashtuquajtura teknologji “Autopilot” e Tesla-s në makinat elektrike të kompanisë është thjesht një sistem ndihmës për shoferin që kërkon kontroll dhe ndërhyrje nga një njeri në timon.
Kompani të tjera kanë lançuar tashmë automjete taksi vetë-drejtuese, duke përfshirë degën e “Google Waymo”.
Por, Musk ka këmbëngulur që taksia vetë-drejtuese e Tesla-s do të përdor vetëm kamera, dhe jo grupe të shtrenjta të radarëve lazer, në mënyrë që të skanojë rrethinën e automjetit dhe të drejtojë automjetin.