“Game over”/ Organizonin lojëra fati të paligjshme në lokale, arrest me burg për 3 persona në Lushnjë

Policia në Lushnjë lajmëron se ka arrestuar tre persona për organizim të lojërave të fatit në disa lokale në qytet.

Efektivët shprehen se Gjykata e Lushnjës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për këta tre persona. Një nga të prangosurit ka qenë dënuar dhe më parë për të njëjtën vepër penale.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Finalizohet pas disa muajsh hetime në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, operacioni policor i koduar “Game Over”.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 3 shtetas që ishin në hetim për organizim të lojërave të fatit.

Si rezultat i hetimeve të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar para disa muajsh, në këtë Prokurori, për veprën “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, kryer në bashkëpunim, është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Game Over”. Gjatë këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për shtetasit:

-A. P., 40 vjeç, S. M., 34 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë (i dënuar më parë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”).

Gjatë periudhës hetimore ku janë kryer një sërë veprimesh me iniciativë dhe të autorizuara nga Prokuroria dhe Gjykata, si kontrolle banesash, lokalesh, sekuestrime dhe ekspertime të pajisjeve elektronike, është dokumentuar se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin lojëra fati në ambiente të ndryshme të qytetit të Lushnjës, me qëllim përfitimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Game over”/ Organizonin lojëra fati të paligjshme në lokale, arrest me burg për 3 persona në Lushnjë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook