Milan me idetë e qartë, synon rinovimin me sulmuesin

Christian Pulisic është një nga protagonistët e mëdhenj të Milanit këtë vit dhe për këtë arsye kuqezinjtë nuk kanë ndërmend ta lënë të largohet. Futbollisti amerikan ka një kontratë që skadon në vitin 2027, megjithatë klubi synon rinovimin automatik të tij, edhe për një vit më shumë.

Pulisic ka ndihmuar skuadrën këtë sezon, teksa paraqitjet e tij i kanë dhënë një dorë ekipit për arritjen e rezultateve pozitive. 29-vjeçari ka luajtur 29 ndeshje këtë sezon në kampionat, ku ka realizuar 10 gola dhe ka dhuruar 6 asiste.

Te Milan  në verë pritet të largohet Giroud, me klubin që është në kërkim të një bomberi. Se kush do jetë blerja në repartin e avancuar, mbetet të presim e të shohim.

(J.S/)

 

 

Arena e Lajmit

Milan me idetë e qartë, synon rinovimin me sulmuesin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook