Kryetari i komisionit hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji është përplasur me anëtarët socialistë të komisionit.
Debate ai ka patur edhe me deputetin e PS, Xhemal Qefalia pasi ky i fundit duke ndërhyrë nga vendi e ka ndërprerë disa herë.
Debati
(Xhemal Qefalia, deputet i PS ndërhyn pa mikrofon)
Salianji: Gjeneral vetëm armët mund t’i luajmë, me fjalë nuk keni gjë se jeni kaps. Nxirr armët zoti Gjeneral se me fjalë e keni humbur.
Salianji: Merreni procesverbalin… Kjo që bëni ju, përvecc estradës, sepse pjesa tjetër…nuk e merr dot fjalën. Pse e bëni komisionin sikur të jetë pazar.
Gogu: Të paskan tërhequr vërejtje vërtetë? Ore është mërzitur Gazi pse e ke thirrur ti?
Salianji: Jam këtu me këmbët e mia, nuk më ka sjellë njeri, por mos u bëj zhurmues, po kërcen nga belaja.
Gogu: Nuk bëhesh dot gjyqtar i Sali Berishës. Do ta zbresësh nga ballkoni, por nuk e zbret dot ti.
()