Lid Delia, banori më i ri i “Big Brother Vip” duket se po e shijon qëndrimin në shtëpinë më të famshme dhe po krijon miqësi.
Deri më tani përveç Heidit,Lidin e kemi parë të shoqërohet edhe me Romeon, madje ky i fundit ndihet aq i qetë në bisedat me të sa mund të ndajë dhe detaje nga jeta personale.
Aktori së fundmi i ka folur për planet për të krijuar familje e madje edhe emrat që ka menduar për “vajzat” e tij, Hëna dhe Nigiri sipas të cilit janë të veçanta.
Ndërsa për djalin e tij ka zgjedhur emrin Troi, për të cilin Lidi tha se ka shumë persona me emër të tillë në Kosovë.
Për më shumë shihni videon më poshtë: