Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, ka publikuar së fundmi autobiografinë e tij duke treguar momentet dhe detajet e një karrierë që e bëri atë një emër të njohur në arenën kombëtare e ndërkombëtare.
“Futboll, liri dhe parajsa! Historia ime”, shkruhet në autobiografinë e ish-mbrojtësit i cili bëri emër në arenën ndërkombëtare me fanellën kuqezi, por edhe me atë të Sëlltikut skocez. Shumë shqiptarë janë bërë tifozë me skuadrën e njohur pikërisht në atë periudhë dhe një prej tyre është edhe Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ai ka treguar se po pret me padurim që të lexojë këtë libër rreth Vatës, por edhe klubit me të cilin është tifoz.
“I paduruar për të lexuar librin me kujtime të kapitenit dhe legjendës së Ekipit Kombëtar Rudi Vata, këtij emri të madh të futbollit tonë por edhe atij skocez, që më bëri fans dhe më lidhi fort me skuadrën time të preferuar #CelticFC”, shkruante Meta në postimin e tij në rrjetet sociale.