Skënderbeu, Gvozdenoviç: I lumtur për lojën ndaj Tiranës, synojmë top-4

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç analizoi barazimin pa gola ndaj Tiranës.

“Pas kartonit të kuq ishte shumë e vështirë për ne, pasi luajtëm me 1 lojtar më pak për më shumë se 75 minuta. Por jam i kënaqur me rezultatin. Isha shumë i kënaqur me lojtarët dhe nuk kishte nevojë për zëvendësime, pasi kishim ekuilibër. Vetëm 1 ndërrim kishte, Ivani për Rashicën. Nuk ka të bëjë largimi i Franklin te zëvendësimet. Por nuk e pashë të arsyeshme, pasi ishim mirë me Nikajn dhe Rashicën përpara. Kishim mundësi për kundërsulm.  Skënderbeu në vendin e katërt? Po patjetër, do e tentojmë deri në fund. Janë edhe 6 javë, do luftojmë deri në fund është e sigurt”, u shpreh Gvozdenovic.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Skënderbeu, Gvozdenoviç: I lumtur për lojën ndaj Tiranës, synojmë top-4

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook