Këshilltarët e opozitës: Mbledhje urgjente me Veliajn, të japë llogari për 29 tenderat. Qytetarët të bëhen pjesë e protestës të enjten

Këshilltarët bashkiakë të opozitës, janë vendosur sot para bashkisë së Tiranës, ndërsa kërkojnë mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak. Në një prononcim për mediat, ata kërkuan mbledhje urgjente ndërsa kërkojnë që Veliaj të japë llogari për vjedhjet e bëra, për 29 tenderat e dhënë apo dhe për inceneratorin.

Po ashtu, këshilltarët kanë bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e protestës së opozitës ditën e enjte, në orën 11:00.

Ilda Zhulali:
Duam mbledhje me këshllin bashkiak, që refuzon që ta mbledhë prej 1 muaj. Policia i pengoi herën e kaluar këshilltarët që të futen brenda, pasi duket se rrezikojnë. Por i vetmi njeri që rrezikon këtë vend, është Erion Veliaj.

Alimehmeti:
Ne kërkojmë mbledhje të Këshillit Bashkiak. Asnjë nga këshilltarët e PS nuk ka bërë një kërkesë të ngjashme paralele. Asnjë anëtar i PS nuk ndjen asnjë lloj detyrimi për llogaridhënie. A janë me korrupsionin, apo kundër korrupsionit.
Tedi Blushi: 5 ditë pas depozitimit të kërkesës së këshilltarëve të opozitës drejtuar kryetarit të bashkisë së Tiranës, lidhur megaferat e tij korruptive, të faktuara dhe nga drejtësia. Afera e inceneratorëve vijon, edhe pse është gjithçka fantazmë, për to paguhet ende nga taksapaguesit.

Teliti:
Duam që të bëhet debat për transparencën e fondeve publike. Të japë shpjegime se ku shkuan paratë për 29 tendera. Ai firmosi tendera për firmën 5D të vartësve të tij. Mendoja se disa anëtarë të PS në këshill ishin me dinjitet.
()

Arena e Lajmit

Këshilltarët e opozitës: Mbledhje urgjente me Veliajn, të japë llogari për 29 tenderat. Qytetarët të bëhen pjesë e protestës të enjten

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook