“Nuk kam pak për të thënë”, Basha: Nëse më thërrasin si dëshmitar në Komisionin për Sistemin TIMS, do të shkoj me dëshirë

Kryetari i PD Lulzim Basha është shprehur ditën e sotme se nëse do të thërritet si dëshmitar në Komisionin për sistemin TIMS do të shkojë me dëshirë.

Ai u shpreh se nëse paraqitet në këtë komision “nuk ka pak për të thënë”.

“Të më thërrasin si dëshmitar në Komisionin Parlamentar për Sistemin Tims do të shkoj. Por ne bëjmë sikur kemi institucione, por nuk kemi institucione. Kjo është një inerci shkatërruese dhe vetshkatërruese, e diktuar nga kjo politikë e mbrapsht. Se kam fjalën vetëm për këtë rast. Si mundet që për cështje të tilla serioze, të komunikohet përmes statuseve apo përmes medias. Sigurisht në qoftë se ka një kërkesë nga komisioni pa diskutim që do të shkoj dhe do të shkoj me dëshirën më të madhe se nuk kam pak për të thënë.

Ajo që ka ndodhur me sistemin Tims, është ajo që ka ndodhur me çdo sistem tjetër të të dhënave konfidenciale të shtetasve shqiptarë. E pamë në zgjedhjet e 2021-shit se si u kompromentuan këto të dhëna, shohim në mënyrë të rregullt sulme të suksesshme të hakerave, sa nga Irani sa nga vendet e tjera dhe një larje duarsh nga qeveria nga përgjegjësia dhe qeverisja. Edhe kjo vërteton që qeverisja është e dështuar dhe de facto e dorëhequr nga përgjegjësitë që ka, duke nisur nga përgjegjësitë që ka për sigurinë kombëtare. E padiskutim Timsi ka të bëjë me sigurinë kombëtare, ka të bëjë me rendin publik, ka të bëjë me luftën kundër kriminalitetit”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

“Nuk kam pak për të thënë”, Basha: Nëse më thërrasin si dëshmitar në Komisionin për Sistemin TIMS, do të shkoj me dëshirë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook