Një konflikt masiv mes disa adoleshentëve u regjistrua pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.
Konflikti ka nisur në berberhane midis tre të rinjve, ndërsa kanë thirrur më pas shokët e tyre.
Policia ka shoqëruar 9 adoleshentë. Si pasojë e konfliktit edhe me thika, dy prej tyre kanë mbetur të plagosur. Adoleshentët nuk kanë kursyer as objektet e berberhanes.